Alonso: Chelsea do të jetë fleksibil në formacion

Alonso: Chelsea do të jetë fleksibil në formacion

Sport August 08, 2026 - 23:08

Trajneri i ri i Chelsea-t, Xabi Alonso, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do t’i përmbahet vetëm një skeme taktike në sezonin e ri të Premierligës.

Në javët e fundit, te Chelsea është diskutuar nëse Alonso do të përdorë sistemin me tre mbrojtës, të cilin e aplikoi me sukses te Bayer Leverkusen, apo një formacion më tradicional me katër mbrojtës.

Në fitoren 3-0 ndaj Milanit të Ruben Amorimit, Chelsea luajti me skemën 3-4-2-1. Joao Pedro shënoi dy gola, ndërsa golin tjetër e realizoi Moises Caicedo.

Pas ndeshjes, Alonso tha se skuadra e tij do të jetë fleksibile sa i përket mënyrës së lojës.

“Ne nuk do t’i përmbahemi vetëm një ideje. Sa më shumë opsione të kemi, aq më e mirë do të jetë skuadra”, deklaroi Alonso.

Chelsea do ta nisë sezonin e ri në Premierligë më 24 gusht, në transfertë ndaj Fulhamit.