Ronaldo i fiton 208 milionë euro në vit, zbulohet paga e Messit në MLS
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të jenë në mesin e futbollistëve më të paguar në botë, edhe pse tashmë janë në fazën e fundit të karrierës së tyre.
Portugezi përfiton mbi 208 milionë euro në sezon nga kontrata me Al Nassr, në Arabinë Saudite.
Kjo shifër e vendos atë shumë larg rivalëve të tij në futbollin botëror.
Ndërkohë, Major League Soccer ka publikuar të dhënat e pagave për vitin 2026, ku Lionel Messi kryeson renditjen me 28.33 milionë dollarë kompensim të garantuar në sezon te Inter Miami.
Kjo shumë përfshin pagën bazë dhe përfitimet e garantuara kontraktuale.
Pas argjentinasit renditet Robert Lewandowski i Chicago Fire me 19.51 milionë dollarë, ndërsa podiumin e plotëson Antoine Griezmann i Orlando Cityt me afro 14 milionë dollarë. /Zëri