Ronaldo e shënon golin e 986-të në karrierë, por dështon nga penalltia
Sport
November 20, 2026 - 20:11
Cristiano Ronaldo ishte protagonist në përballjen mes Al Ahli dhe Al Nassr, duke shënuar golin e 986-të në karrierën e tij, por pak minuta më vonë humbi mundësinë për të realizuar edhe një tjetër.
Sulmuesi portugez kaloi Al Nassr në epërsi në minutën e 14-të, pas një presingu të mirë të Samu Costas, i cili ia rrëmbeu topin kundërshtarit.
Ronaldo reagoi shpejt dhe me një goditje të menjëhershme mposhti portierin Édouard Mendy.
Vetëm katër minuta më vonë, CR7 pati mundësinë të realizonte golin e dytë nga pika e bardhë, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Me këtë gol, Ronaldo ka arritur në kuotën e 986 realizimeve zyrtare në karrierë dhe tashmë i nevojiten edhe 14 gola për të prekur shifrën historike prej 1000 golash. /Zëri