Luis Enrique: Futbollistët janë gënjeshtarë
Luis Enrique ka bërë një deklaratë interesante në konferencën për media para ndeshjes së PSG-së ndaj Nicës.
Trajneri spanjoll foli për vështirësitë e menaxhimit të një skuadre me shumë futbollistë që kërkojnë minuta, duke thënë me humor: “Futbollistët janë gënjeshtarë, të gjithë thonë se janë të gatshëm”.
Ai theksoi se kërkon lojtarë që çdo ndeshje e konsiderojnë si më të rëndësishmen në karrierën e tyre.
"Për të fituar ndaj Nicës na duhen 11 lojtarë që mendojnë se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse mendojmë se mund të luajmë me 50 për qind të kapacitetit, jemi të humbur”, deklaroi ai.
Luis Enrique gjithashtu nënvizoi se nuk mjafton vetëm të aktivizohen 11 futbollistët me cilësitë më të mira. “Kjo nuk është Football Manager”, u shpreh trajneri i PSG-së.
Në fund, ai konfirmoi rikthimin e Ousmane Dembeles, Nuno Mendes dhe Marquinhos. Për francezin pati fjalë të veçanta: “Ta shohësh në fushë është një kënaqësi e vërtetë për një tifoz futbolli”. /Zëri