Milani shpreson te Van Dijk, holandezi i kërkon dy vite kontratë nga Liverpooli

Milani shpreson te Van Dijk, holandezi i kërkon dy vite kontratë nga Liverpooli

Sport November 20, 2026 - 22:22

Milani nuk ka hequr dorë nga ideja për ta transferuar Virgil van Dijk.

Mbrojtësi 35-vjeçar është një prej objektivave të mundshëm të kuqezinjve për sezonin e ardhshëm, në rast se nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin.

Kapiteni i skuadrës angleze kërkon një kontratë të re dyvjeçare, pasi beson se ende mund të luajë në nivelin më të lartë.

Liverpooli, megjithatë, po e shqyrton me kujdes këtë kërkesë, duke marrë parasysh edhe moshën e futbollistit.

Këtë situatë po e përcjell nga afër Gerry Cardinale, i cili e sheh holandezin si përforcimin ideal për repartin defensiv të Milanit.

Një transferim pa pagesë për kartonin do të ishte mundësi joshëse, ndonëse paga dhe kërkesat financiare të lojtarit mbeten pengesë e mundshme.

Van Dijk ka fituar gjithçka me Liverpoolin dhe sjellja e tij në fushë do t'i jepte Milanit përvojën dhe autoritetin që i mungon në mbrojtje.

Por, fillimisht, duhet pritur nëse anglezët do t'ia plotësojnë kërkesën për rinovim. /Zëri