Kosova shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe në hendboll
Sport
August 08, 2026 - 19:54
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe, në kuadër të Kampionatit Evropian për moshën nën 18 vjeç.
Kosova triumfoi me rezultat 24:22 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Telavi të Gjeorgjisë.
Arbian Thaqi ishte lojtari më efikas te Kosova me shtatë gola, ndërsa nga katër gola shënuan Eltijon Hoxha dhe Dorart Ramadani.
Të dielën Kosova do të luajë ndeshjen për vendin e tretë.