Drita e pëson në sekondat e fundit, eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve
Drita është përshëndetur nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës pësoi në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:3 nga ekipi nga Lituania, Kauno Zalgiris.
Ndeshja e parë në Lituani u mbyll me rezultat të barabartë, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, sonte fundi ishte tragjik për gjilanasit.
Slivka kaloi mysafirët në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes, para se Igball Jashari të barazonte 11 minuta më vonë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Drita e nisi fuqishëm, duke kaluar në epërsi nëpërmjet Arb Manajt në minutën e 53-të.
Në minutën e 82-të, Slivka barazoi shifrat, kurse në minutën e katërt shtesë, Bechaib shënoi nga penalltia për 2:3.
Por, ky nuk do të jetë fundi i Dritës në garat europiane.
Tani, “Intelektualët” do të vazhdojnë garën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.