“Menaxher injorant”, babai i Edon Zhegrovës reagon ashpër ndaj Altin Lalës
Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit kosovar te Juventusi, Edon Zhegrova, ka reaguar ashpër ndaj ish-lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala.
Zhegrova e ka quajtur “menaxher injorant” Lalën, pas komenteve të këtij të fundit lidhur me Zhegrovën dhe jetën e tij jashtë futbollit, shkruan Insajderi.
“I ashtuquajturi ‘menaxher’ injorant që i ka dëmtuar tej mase lojtarët, e flet për Edonin, i cili ka arritur majat e futbollit”, thuhet në reagimin e Lulzim Zhegrovës.
Kundër Lalës ka reaguar vetë edhe Zhegrova mbrëmë, i cili tha se është menaxher që ka dëmtuar futbollistët e tij.
“Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagoj kësaj radhe. Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij”, ka thënë ndër të tjera Edon Zhegrova.
Lala ditë më parë dha kritika për Zhegrovën, derisa ishte në një podcast për “Telesport”, ku deklaroi se ylli i Kosovës sikur të punonte më shumë do të luante thuajse në secilën ndeshje të skuadrës italiane, megjithatë shkaku që është i fokusuar te veturat, e orët rolex është në këtë situatë.