Skandaloze: Tifozët e Zenitit shfaqin pllakatin “Kosova është Serbi”
Sport
July 13, 2026 - 10:02
Tifozët e skuadrës ruse Zenit sërish kanë dalë me një pllakat skandaloz, duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në përballjen ndaj ekipit nacionalist Red Star, tifozët e klubit rus vazhduan me luftën kundër Kosovës.

“Kosova është Serbi”, thuhet në një nga pllakatet e Zenitit, ndërsa në tjetrin shkruhej “Jetë të gjatë Rusisë dhe Serbisë”.
Kjo nuk është hera e parë që klubet ruse kur luajnë ndaj atyre serbe shfaqin pllakate kundër Kosovës, ngase raportet mes dy shteteve mbesin të ngushta. /Telegrafi