Super kompjuteri jep parashikimin, favorizon Francën në gjysmëfinalen ndaj Spanjës

Super kompjuteri jep parashikimin, favorizon Francën në gjysmëfinalen ndaj Spanjës

Sport July 14, 2026 - 17:56

Franca shihet si favorite e lehtë për të kaluar në finalen e Kupës së Botës në përballjen gjysmëfinale ndaj Spanjës, sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s.

Sipas Opta-s, francezët kanë 56.7% mundësi për kualifikim, ndërsa Spanja vlerësohet me 43.3%.

Megjithatë, diferenca e vogël mes dy skuadrave tregon se pritet një duel tejet i barabartë mes dy prej kombëtareve më të forta të turneut.

Franca mbështetet te përvoja dhe cilësia e madhe individuale, veçanërisht në fazën sulmuese, ndërsa Spanja ka impresionuar me lojën kolektive, posedimin dhe organizimin taktik.

Edhe pse statistikat e Opta-s i japin një avantazh të lehtë Francës, kualifikimi pritet të vendoset nga detajet, një moment individual ose një episod vendimtar gjatë 90 minutave të lojës.