Man City fiton thellë ndaj Lutonit, merr kreun përkohësisht

Man City fiton thellë ndaj Lutonit, merr kreun përkohësisht

Sport April 13, 2024 - 17:57

Manchester City ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Lutonit në kuadër të xhiros së 32-të në Premierligë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5-1 në stadiumin “Etihad”.

Golat për Cityn i shënuan Hashioka autogol (2’), Kovaqiq (64’), Haaland (76’), Doku (87’) dhe Gvardiol (90+3’), kurse për Lutonin realizoi Barkley (81’).

Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e tabelës ku grumbullon 73 pikë ndërsa Lutoni mbetet në vendin e 18 me 25 sosh. /Zëri