Ballkani - Arbëria: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe renditja në tabelë

Ballkani - Arbëria: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe renditja në tabelë

Sport May 06, 2021 - 11:04
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani dhe Arbëria zhvillojnë sot ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Ballkani ka 67 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se Drita dhe pesë më pak se skuadra lidere, Prishtina.

Kurse, Arbëria renditet e parafundit (e nënta) me 33 pikë pikë, tri më pak se Trepça ’89 që është e teta.

Skuadra nga Suhareka ka regjistruar katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Image

Kurse, skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka regjistruar dy fitore dhe tri humbje.

Image

Deri më tani këto dy skuadra janë takuar tre herë mes vete dhe të tri ndeshjet i ka fituar Ballkani.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Ballkanit dhe Arbërisë zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. /Zeri.info