Gjiganti anglez ka gati 100 milionë funte për Jude Bellingham

Gjiganti anglez ka gati 100 milionë funte për Jude Bellingham

Sport April 16, 2021 - 22:31
Lajmet e fundit nga sporti

Chelsea raportohet se është gati për të bërë një ofertë të majme për Jude Bellingham, transmeton Zeri.info.

Ai është vetëm 17-vjeçar, por ka marrë vëmendje të madhe pas paraqitjeve të mira me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit.

“Eurosport” shkruan se Chelsea është e gatshme për të paguar 100 milionë funte për shërbimet e tij.

Bellingham te Dortmundi u transferua në korrik të vitit të kaluar nga Brimingham për 23 milionë euro dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Pozita natyrale e Jude Bellingham është ajo e mesfushorit qendror. /Zeri.info