Zbulohet oferta e Milanit për D'Ambrosion e Interit

Zbulohet oferta e Milanit për D'Ambrosion e Interit

Sport April 16, 2021 - 21:39
Lajmet e fundit nga sporti

Milani raportohet se i ka bërë një ofertë mbrojtësit nga skuadra rivale e qytetit, Danilo D’Ambrosios së Interit, transmeton Zeri.info.

Sipas raportimeve nga Italia, “Rossonerët” i kanë ofruar kontratë dy vjeçare mbrojtësit të djathtë.

32-vjeçari te Milani mund të transferohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata me “Nerazzurrët” i skadon më 30 qershor të këtij viti.

Gjithashtu, raportohet se klubi i Interit është i gatshëm t’i ofrojë D’Ambrosios kontratë të vlefshme edhe për një vit.

Mbetet të shihet gjatë verës se cili do jetë vendimi nga Danilo D’Ambrosio. /Zeri.info