Klubi i njohur nga Serie A shpreh interesim për 43-vjeçarin, Gianluigi Buffon

Klubi i njohur nga Serie A shpreh interesim për 43-vjeçarin, Gianluigi Buffon

Sport April 16, 2021 - 19:44
Lajmet e fundit nga sporti

Atalanta raportohet se ka shprehur interesim përsëri për portierin italian, Gianluigi Buffon, transmeton Zeri.info.

Klubi nga Bergamo kishte kërkuar transferimin e Buffonit edhe para dy viteve, por transferimi nuk kishte ndodhur.

Tani, “Calciomercato” raporton se Atalanta do tentojë transferimin e tij gjatë verës, nëse largohet portieri i tyre, Pierluigi Gollini.

Për 43-vjeçarin, Atalanta do të bëhej skuadra e tij e katërt. Gjithmonë, nëse kjo lëvizje ndodhë.

Përveç te Juventusi, Buffon ka mbrojtur edhe portën e Parmas e Paris Saint-Germainit. /Zeri.info