Milanit i anulohen dy gola brenda nëntë minutave kundër Romës

Milanit i anulohen dy gola brenda nëntë minutave kundër Romës

Sport February 28, 2021 - 21:27
Detaje

Aktualisht është duke u zhvilluar derbi i javës në Serinë A italiane ndërmjet Romës dhe Milanit, shkruan “Zeri.info”.

Brenda nëntë minutave, skuadrës “kuqezi” nga qyteti i modës i janë anuluar dy gola.

Fillimisht në minutën e katërt realizoi Tomori, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pesë minuta më vonë realizoi edhe Ibrahimoviq, mirëpo iu anulua për shkakun e njëjtë.

Tri pikët janë i vetmi synim për “Rossonerët” për të mbajtur hapin me Interin që tani ndodhet shtatë pikë larg. /Zeri.info

VIDEO