Arbëria nuk luan në Obiliq kundër Gjilanit, ky është stadiumi ku zhvillohet takimi

Arbëria nuk luan në Obiliq kundër Gjilanit, ky është stadiumi ku zhvillohet takimi

Sport November 23, 2020 - 15:19

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Njëra nga ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar ditën e nesërme (e martë) është ajo mes Arbërisë dhe Gjilanit.

Arbëria e cila ndeshjet si vendase i ka luajtur në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, takimin kundër “kuqebardhëve” do ta zhvillojë në stadiumin e Flamurtarit, “Xhemail Ibishi”.

Klubi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit e ka dhënë lajmin përmes njoftimit rreth akreditimit për medie ka treguar se ndeshja zhvillohet në kryeqytet. /Zeri.info

Image

Image