Të premten hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, marrin pjesë 32 skuadra

Të premten hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, marrin pjesë 32 skuadra

Sport November 23, 2020 - 14:55

Të premten, më datën 27.11.2020, do të hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Shorti do të hidhet me fillim nga ora 13:00 dhe do të marrin pjesë gjithsej 32 ekipe nga Superliga, Liga e Parë e Liga e Dytë.

Vitin e kaluar ishte FC Prishtina që kishte triumfuar në Kupën e Kosovës, pasi e kishte mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1:0. /Zeri.info