Roy Curtis, futbollisti anglez që u zgjua nga koma duke folur një frëngjishte të rrjedhshme

Roy Curtis, futbollisti anglez që u zgjua nga koma duke folur një frëngjishte të rrjedhshme

Sport June 01, 2020 - 11:31
Lajmet e fundit nga sporti

Kur Roy Curtis u zgjua nga koma ai nuk e dinte se ku ishte. Ai nuk e dinte se si kishte shkuar aty. Ai nuk e mbante mend të kaluarën e tij si një talent premtues në akademinë e Manchester Unitedit e as rënien e ngadaltë të karrierës së tij, as përplasjen që e kishte lënë me ijën e copëtuar, bërrylin e thyer, hemoragjinë multifokale intrakraniale dhe as dëmtimin në trurin e tij, shkruan BBC-ja, transmeton "Zeri.info".

Kur sytë e tij u hapën ai filloi të fliste, nga ai doli një frëngjishte e rrjedhshme, një gjuhë të cilën e kishte studiuar vetëm një shkollë dhe të cilën e kishte harruar prej kohësh.

Image

Ai fliste aq rrjedhshëm, me një intonacion të përkryer, saqë infermierja që po kujdesej për të, një franceze, e pyeti babin e tij se nga cila pjesë e Francës ishte Curtisi. Sidoqoftë, gjuha e tij galike zgjati sa një bisedë fillestare. Si një kujtesë e një ëndrre, aftësia e tij për të folur frëngjisht shpejt u zhduk.

“Duke dëgjuar këtë, babai im bëri një kërkim dhe familja Curtis ka origjinë nga Normandia, por kjo ishte në vitet 1800. Nëse shikoni në ‘YouTube’ dhe shtypni emrin tim, ka shumë teori të konspiracionit, duke menduar që truri mund të mbajë njohuri të gjeneratave. Çmenduri”, u shpreh Curtis.

Përplasja ndodhur në një pasdite të papritur me shi në gusht të 2014-s. Curtis, që ishte 22-vjeçar atëkohë, ishte punëtor i një kompanie të ndërtimit, për të cilën kishte filluar të punonte sa ishte duke luajtur futboll gjysmë profesional dhe duke studiuar për shkencat sportive dhe psikologjinë.

Ai nuk e kujton aksidentin dhe se si ndodhi, por raportet e dëshmitarëve të mbledhura bashkë tregojnë se çfarë ndodhi. Curtis, duke u kthyer nga oborri i një tregtari, po ndryshonte korsitë duke bërë spërkatje në autostradën “M42” afër Tamworthit, derisa furgoni i tij u përplas me një kamion.

Automjeti i tij shkaktoi aksidentin mes gjashtë veturave, derisa askush tjetër nuk u plagos rëndë.

Familja e tij ishte paralajmëruar se ai mund të mos ecte dhe fliste më kurrë, por ai ia rriti t'u bëjë ballë vështirësive. /Zëri