Celine Dion paralajmëron këngë të re në frëngjisht

Celine Dion paralajmëron këngë të re në frëngjisht

Showbiz June 26, 2026 - 16:47

Këngëtarja kanadeze Celine Dion po vijon rikthimin e saj në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila pritet të publikohet më 3 korrik.

Artistja e bëri publik projektin përmes disa postimeve enigmatike në rrjetet sociale, ku ndau fjalët “Pardon”, “Bonjour” dhe “Merci”, duke nxitur menjëherë interes të madh nga fansat dhe mediat. Kënga është shkruar nga kompozitorët francezë Renaud Rebillaud dhe Ycare.

Rikthimi i Dion vjen pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës ajo u tërhoq nga aktivitetet artistike për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe problemeve shëndetësore që e prekën në vitin 2022.

Këngëtarja u rikthye në vëmendjen e publikut edhe gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, një paraqitje që u cilësua si moment i rëndësishëm në karrierën e saj.

Ndërkohë, interesi për koncertet e saj ka qenë i jashtëzakonshëm, me shitjen e të gjitha biletave për 16 koncertet e para brenda një kohe të shkurtër. Për shkak të kërkesës së lartë, organizatorët kanë shtuar edhe 10 data të reja për vitin 2027.

Me këngët e reja dhe rikthimin gradual në skenë, po shtohen gjithashtu spekulimet se Celine Dion mund të jetë duke përgatitur edhe një album të ri. /kultplus

Image