Elijona Binakaj kujton motrën në 24-vjetorin e lindjes me dedikim emocionues

Elijona Binakaj kujton motrën në 24-vjetorin e lindjes me dedikim emocionues

Showbiz June 24, 2026 - 16:20

Një mesazh i ndjerë dhe plot emocion u bë sot (e mërkurë) nga Elijona Binakaj, e cila ka kujtuar motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në përvjetorin e ditëlindjes.

Ajo ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të ndarë një moment të veçantë kujtimi, duke publikuar një fotografi bardhezi ku shfaqet krah së motrës.

Postimi është shoqëruar me një dedikim të thjeshtë, por shumë prekës.

Në mesazhin e saj, Elijona ka shkruar në anglisht mbi foto, duke shprehur dhimbjen dhe mallin për të.

“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe”.

Kujtojmë se nëna dhe motra e Elijonës humbën jetën në korrik të vitit 2021, në një aksident tragjik me autobus në Kroaci, ku ndodhej edhe vetë Elijona.

E njëjta për këtë pjesë ka folur shpesh edhe sa ishte në Big Brother VIP Kosova 4. /telegrafi

Image