Plas sherri mes Rikes e Eglës në BBVA, arrin zarfi i zi
Showbiz
March 14, 2024 - 14:36
Situatat e pazakonta në Big Brother Vip duket se nuk kanë fund. Një gjë e tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme teksa ka ndodhur një përplasje e ashpër mes Rikes dhe Eglës.
Duket se shkak i kësaj përplasje është bërë komentimi i të afërmëve të Rikes nga ana e Eglës, shkruan Zeri.info.
Rike në një moment ka shkuar drejt Eglës dhe i ka hedhur Pana në kokë, duke i thënë se nuk ka të drejtë të përmendë njerëzit e saj jashtë shtëpisë.
“Pastroje shpirtin, para se me fol për njerëzit e mi”, është shprehur Rike.
Egla ka reaguar duke shtyrë dhe goditur Riken, ndaj dhe në shtëpi ka hyrë një zarf i zi. /Zëri