Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Showbiz May 13, 2024 - 21:32

Fenomeni i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në treg.

Artisti shkodran së fundmi u konfirmua si fytyra e re promovuese e ‘Golden Eagle’.

Në një konferencë për media, ai u pyet edhe rreth Big Brother VIP Kosova, pasi ka pasur aludime të shumta.

“Nëse ta jap unë përgjigjen ç’kuptim ka, nuk do të ketë më zëra. Kështu që t’i lëmë zërat”, u përgjigj këngëtari.

Nuk dihet nëse kjo përgjigje ishte e qëllimshme apo nëse vërtetë ka diçka në këtë mes.

Theksojmë se Luizi vetëm pak javë më parë u bë baba i një vajze të quajtur, Luna Mari Ejlli. /telegrafi