Meriton Mjekiqi habitet nga komenti i Heidi Bacit për të: Je skuth

Meriton Mjekiqi habitet nga komenti i Heidi Bacit për të: Je skuth

Showbiz May 14, 2024 - 00:04

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 duhej të bënin komente për njëri-tjetrin e më pas të gjenin autorin.

Ata kanë dhënë mendimet e tyre për konkurrentët me të cilët nuk kanë raporte edhe aq të mira.

Një të tillë e ka bërë edhe Heidi Baci për prezantuesin nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

“Meritoni për mua është skuth dhe nuk më pëlqen fare”, ka qenë komenti i modeles për moderatorin.

Të gjithë banorët njëzëri thanë emrin e Heidit, e që më pas u kërkua të tregonte arsyen.

Përkundër se Meritoni ka rregulluar raportet me Romeo Veshajn, këtë nuk e ka bërë me Heidin.

Ata duket se nuk po gjejnë paqe të njëri-tjetri dhe se kanë disa hatërmbetje.