![Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?](/uploads/zeri.info/images/2024/May/13/auto_Screenshot_4-171715629828.png)
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?
Showbiz
May 13, 2024 - 21:47
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj gjatë kësaj kohe u komentuan për një krisje të raportit të tyre.
Kjo pasi dyshja e Big Brother VIP Kosova 2 hoqën nga lista e ndjekësve njëri-tjetrin.
Fituesi i edicionit të dytë të këtij reality shou madje tha se bukuroshja prizrenase vetë e kërkoi një gjë të tillë.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/13/auto_Screenshot_5-19-780x4391715629741.png)
Ndonëse nuk zgjati edhe aq shumë, ata duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Të njëjtit shihet se kanë filluar të ndiqen në Instagram, aty ku edhe komentohen për çdo gjë.
Theksojmë që romanca e tyre filloi në Big Brother, ku edhe u njohën.
Pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vetë ata në lidhje me këtë çështje. /telegrafi