3,700 vizitorë në dy muaj në Bibliotekën Kombëtare

3,700 vizitorë në dy muaj në Bibliotekën Kombëtare

Kultura July 22, 2026 - 17:31

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po vazhdon të jetë një nga pikat më të vizituara kulturore në vend, duke mirëpritur edhe gjatë muajve të verës një numër të madh turistësh dhe vizitorësh nga diaspora.

Sipas njoftimit të BKK-së, vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik, janë regjistruar rreth 3,700 vizitorë të huaj dhe nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur Bibliotekën Kombëtare për ta vizituar për shkak të arkitekturës së saj unike dhe vlerave të rëndësishme kulturore.

“Ky interes dëshmon se Biblioteka Kombëtare mbetet një pikëtakim i dijes, kulturës dhe trashëgimisë në çdo stinë të vitit”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka falënderuar të gjithë ata që e bëjnë Bibliotekën Kombëtare pjesë të përvojës së tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.