Filharmonia e Kosovës dhe Fazil Say, bashkë në një mbrëmje të veçantë muzikore në Prishtinë

Filharmonia e Kosovës dhe Fazil Say, bashkë në një mbrëmje të veçantë muzikore në Prishtinë

Kultura June 05, 2026 - 09:54

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar koncertin e radhës në bashkëpunim me festivalin Chopin Piano Fest, duke sjellë para publikut një nga emrat më të njohur të muzikës klasike bashkëkohore, Fazil Say.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Klan Arena, nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja artistike do të hapet me veprën “Mother Earth” të Fazël Say, ndërsa në pjesën e dytë të programit Filharmonia e Kosovës do të interpretojë Simfoninë Nr. 5 të kompozitorit rus Dmitri Shostakovich, një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik botëror.

Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të sezonit, duke bashkuar në një skenë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në një program që ndërthur krijimtarinë bashkëkohore me kryeveprat e muzikës klasike. /kultplus