Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Kronika
November 11, 2026 - 10:35
Gjyqi ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, do të nisë këtë të enjte.
Seanca e nesërme fillestare për veprën penale të kanosjes është caktuar të jetë e mbyllur.
Në aktvendimin e siguruar nga Klan Kosova, është bërë e ditur se kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Te arsyetimi kjo gjykatë ka bërë të ditur se më 9 nëntor kjo gjykatë ka pranuar kërkesë nga Prokuroria, për përjashtim të publikut nga i tërë shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë”.
