Nga 400 euro gjobë dhe ndalesë vozitjeje për 10 muaj për shoferët që zhvilluan gara ilegale në autostradë
Kronika
November 11, 2026 - 10:33
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar disa shoferë, të cilët po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, identifikimi është bërë më 10 nëntor, në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, transmeton Zeri.info.
Shoferët e identifikuar janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga katër pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për një periudhë prej 10 muajsh.
Ndërkohë, automjetet janë konfiskuar për shkak të dyshimeve për modifikime dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik. /Zëri