U mori para tre personave për termin të vizave të punës në Gjermani, pas tre vjetësh arrestohet kamenicasi
Foto: Zëri / Ilustrim

U mori para tre personave për termin të vizave të punës në Gjermani, pas tre vjetësh arrestohet kamenicasi

Kronika November 11, 2026 - 09:05

Një person është arrestuar në Kamenicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrim”, i cili ishte në kërkim nga Policia që nga tetori i vitit 2023, shkruan Zeri.info.

I njëjti dyshohet se i kishte mashtruar tre persona të tjerë dhe u kishte marrë nga 1 mijë e 200 euro, duke i gënjyer për termin për vizë pune në Gjermani.

Policia bën të ditur se i njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Mashtrim

Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor 2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri