Sekuestrohet në Prishtinë vetura, e cila ishte në kërkim nga INTERPOL-i spanjoll
Foto: Zëri / Ilustrim

Sekuestrohet në Prishtinë vetura, e cila ishte në kërkim nga INTERPOL-i spanjoll

Kronika November 10, 2026 - 09:18

Një veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh është sekuestruar gjatë së hënës në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta veturë ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i i Spanjës.

Policia bën të ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Mashtrim /veturë e kërkuar nga INTERPOL-i

Prishtinë, 06.11.2026 – 15:00. Më 09.11.2026, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë, që ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-Spanjë. Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet rreth 20.000 €. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri