Një femër në Podujevë raporton se është sulmuar seksualisht nga dy meshkuj
Foto: Zëri / Ilustrim

Një femër në Podujevë raporton se është sulmuar seksualisht nga dy meshkuj

Kronika November 10, 2026 - 09:09

Një sulm seksual është raportuar në Podujevë.

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në gusht të këtij viti, ku dy meshkuj kanë sulmuar seksualisht një femër, mirëpo e njëjta rastin e ka raportuar në Polici të hënën, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social, përderisa nuk është raportuar për të arrestuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Sulm seksual

Podujevë, gusht 2026 – NN. Më 09.11.2026 viktima femër kosovare ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga dy të dyshuar, meshkuj. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri