Mërgimtari kërcënoi përmes rrjeteve sociale ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj
Foto: Ilustrim

Mërgimtari kërcënoi përmes rrjeteve sociale ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj

Kronika November 10, 2026 - 09:13

Një mërgimtar dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti është duke u trajtuar si “Dhunë në familje e kanosje”, përderisa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërkaq i dyshuari është futur në kërkim nga Policia.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunë në familje & Kanosje

Prishtinë, 08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim tëPpolicisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori. /Zëri