22-vjeçari kryen veprime të rrezikshme me motoçikletë në Shtime, policia e gjobit me 500 euro

22-vjeçari kryen veprime të rrezikshme me motoçikletë në Shtime, policia e gjobit me 500 euro

Kronika September 24, 2026 - 13:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23 shtator, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, 22-vjeçari me inicialet A.H., duke drejtuar një motoçikletë të markës “Yamaha”, ka kryer veprime të rrezikshme në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit të mjetit për tre muaj, pasi nuk posedonte kategorinë përkatëse për drejtimin e motoçikletës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe zbatimit të ligjit.