Aksident në Prizren, vdes një person pas përplasjes së automjetit me motoçikletën
Foto: Laura Hasani

Aksident në Prizren, vdes një person pas përplasjes së automjetit me motoçikletën

Kronika September 23, 2026 - 20:43

Një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

“Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, ka njoftuar ai.