SPAK-u lëshon masë sigurie për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni

SPAK-u lëshon masë sigurie për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni

Kronika September 22, 2026 - 08:55
Arrest shtëpi për Vlora Hysenin, drejtoreshën e SHISH-it

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), e cila u pezullua nga detyra.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës, shkruan Balkanweb.com.

Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar.

Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.