Vjedhje e rëndë në Prishtinë, Policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika September 21, 2026 - 08:42

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Prishtinë, ku dyshohet se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e viktimës dhe kanë kryer aktin.

Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri me leje me dy karikatorë dhe 15 fishekë. /Zëri

Raporti i plotë:

Vjedhje e rëndë

Rr. “Shkupi”, Prishtinë, 17.09.2026/20.09.2026-NN. Është raportuar se persona të panjohur në banesën e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri me leje me dy karikator dhe 15 fishekë.