Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Kronika September 24, 2026 - 09:43

Ka nisur seanca gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshimet për përkrahjen e Ergys Agasit gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimit, Fatjon Kalluçi, në detyrën e shefit të Policisë Shkencore, dyshohet se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, i ka dërguar atij tre foto të ekspertizës së automjetit tip “Land Rover Defender”, me targë GG444AA, i cili ishte gjetur në “Equos Resort”.

Ndërkohë, sipas hetimeve, kryekamarieri dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur Ergys Agasi. Këto të dhëna mësohet se janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Mbrojtja pritet t’i kërkojë gjykatës shpalljen e moskompetencës, ndërsa avokatët do të kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Në orën 12:00 pritet të zhvillohet edhe seanca për ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni. /EuronewsAlbania