65 aksidente dhe 2439 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Foto: Laura Hasani

65 aksidente dhe 2439 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Kronika August 29, 2026 - 10:12

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2439 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 10 ka dërguar në mbajtje.