Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Rahovec
Foto: Ilustrim

Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Rahovec

Kronika August 29, 2026 - 10:05

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Rahovec.

Në raportin policor bëhet e ditur se vajza e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“’Rr. Xhevdet e Ramiz Krasniqi’, Rahovec 27.08.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, thuhet në raport.