Sulmohet seksualisht një burrë në Prishtinë

Sulmohet seksualisht një burrë në Prishtinë

Kronika August 28, 2026 - 08:55

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:20, teksa viktima ishte duke ecur në rrugë, transmeton Zeri.info.

Viktima, shtetas i Kosovës, ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një person, identiteti i të cilit aktualisht nuk dihet.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /Zëri