Vjehrri në Pejë e raporton nusen e djalit për dhunë psikike

Vjehrri në Pejë e raporton nusen e djalit për dhunë psikike

Kronika August 28, 2026 - 09:06

Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se kishte qenë viktimë e dhunës psikike të ushtruar në vazhdimësi nga reja e tij, përkatësisht nusja e djalit.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 26 gusht 2026, rreth orës 01:00.

Ankuesi ka deklaruar se e dyshuara, po ashtu shtetase e Kosovës, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri