Thyhet kisha në Novobërdë, vidhen mbi 1 mijë euro kontribute
Kronika
August 29, 2026 - 09:03
Një vjedhje ka ndodhur dje në një kishë në fshatin Bushincë të Novobërdës.
Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kishës, duke dëmtuar derën e hyrjes.
Nga një arkë, ata kanë vjedhur rreth 1 mijë deri në 1 mijë e 100 euro para këto që ishin mbledhur si kontribute nga besimtarët.
“Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.