Një person i dehur dëmtoi dyert dhe reflektorët e një kishe në Prizren
Kronika
August 22, 2026 - 09:08
Një person është identifikuar dhe intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka dëmtuar dy dyer dhe reflektorët e një kishe në Prizren.
Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 00:05, në rrugën “Marin Barleti”, transmeton Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari, shtetas kosovar, i cili dyshohet se kishte shkaktuar dëmet në objektin fetar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./Zëri