I mituri plagos aksidentalisht vëllain 10-vjeçar me AK-47 në Podujevë

I mituri plagos aksidentalisht vëllain 10-vjeçar me AK-47 në Podujevë

Kronika August 22, 2026 - 08:50

Një 10-vjeçar është plagosur nga një predhë e armës së zjarrit në Podujevë, pasi dyshohet se vllau i tij i mitur ka marrë një AK-47 dhe gjatë manipulimit me të ka shkrepur një fishek.

Rasti ka ndodhur më 21 gusht, rreth orës 12:00. Sipas Policisë së Kosovës, një ankues ka raportuar se nipi i tij i mitur kishte marrë armën dhe gjatë manipulimit me të kishte shkrepur, ndërsa predha e kishte goditur vëllain e tij 10-vjeçar. transmeton Zeri.info.

I mituri i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale një armë AK-47, së bashku me një karikator me 20 fishekë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri