Policia gjen armatim, municion e uniforma në veri - thërret konferencë të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Policia gjen armatim, municion e uniforma në veri - thërret konferencë të jashtëzakonshme

Kronika August 20, 2026 - 12:12

Policia e Kosovës do të mbajë sot në orën 16:00 një konferencë të jashtëzakonshme për media në qendrën e njësive speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Në konferencë pritet të bëhen publike detaje lidhur me operacionet policore të zhvilluara në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut, gjatë të cilave është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Sipas njoftimit, materialet e konfiskuara do të ekspozohen para mediave gjatë konferencës, transmeton Zeri.info.

Po ashtu autoritetet pritet të japin informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të luftës ndaj popullatës civile”, të cilat janë duke u zhvilluar në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha. /Zëri