Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuara për përdorim ushtarak

Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuara për përdorim ushtarak

Kronika August 20, 2026 - 12:15

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje të pikëkalimit kufitarë në Kullë ka ndaluar një automjet me targa të huaja, që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Pas kontrollit të veturës, aty është gjetur një dylbi, që përdoret për pushkë snajper, për të cilën nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse, raporton Zeri.info.

“Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri