Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
Foto: Laura Hasani

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Kronika August 16, 2026 - 18:12

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët ka dalë në vendin e ngjarjes  sëbashku me stafin mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e tij pas raportimit për incidentin.

Sipas policisë, viktima është një mashkull, shtetas i Kosovës,  ndërsa nuk dihet shkaqet e vdekjes së tij.

Po ashtu, ende nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e personit.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente./klankosova