Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës në vitin 2023
Kronika
August 16, 2026 - 16:39
Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale.
I lartcekuri dyshohet se ka kryer këto vepra penale:
Sulm ndaj personit zyrtar;
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm;
bashkim për veprimtari; kundërkushtetuese;
rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;
Policia njofton se I.M. dyshohet për sulm daj pjesëtarëce të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Zëri