Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi serb

Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi serb

Kronika August 12, 2026 - 10:17

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 05:45, në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.

Monedha e dyshuar se është përdorur për dhënien e ryshfetit është sekuestruar nga policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Zëri